Ishulli i vdekjes, fëmijët refugjatë po i çojnë duart nga jeta

Bota

Ishulli i vdekjes, fëmijët refugjatë po i çojnë duart nga jeta

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Shteti i vogël ishullor, që është bërë lajm bote për shkak të procedimit kundërthënës të emigrantëve ilegalë nga Australia, ka kohë që është pllakosur nga të ligat. Ishulli është shndërruar në burim kritikash e akuzash për shkelje të të drejtave elementare të njeriut.

Por një seri e madhe raportimesh nga mediat ka vënë në pah së fundi gjendjen e mjerueshme që ka nisur të godasë edhe fëmijët refugjatë.

“Kemi nisur të shohim sjellje vetëvrasëse në mesin e fëmijëve, edhe te fëmijët e moshës tetë dhe dhjetëvjeçare”, thekson Louise Newman, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Melburnit, e cila punon me familjet dhe fëmijët në ishull.
“Është absolutisht gjendje krize”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat