Trump paralajmëron nisje të ndaljes së ndihmave në A.Qendrore - Bota Sot
Trump paralajmëron nisje të ndaljes së ndihmave në A.Qendrore

Bota

Trump paralajmëron nisje të ndaljes së ndihmave në A.Qendrore

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:23
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të nisin ndaljen e ndihmave për tri shtete të Amerikës Qendrore, teksa mijëra persona, kryesisht nga Hondurasi, janë afruar te kufiri amerikan.

Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se 7,000 persona janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe numri i tyre është duke u rritur në vazhdimësi, transmeton AFP.

Trump në anën tjetër përmes një postimi në Twitter ka dënuar aktin duke e cilësuar këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka alarmuar ushtrinë dhe personelin kufitar në SHBA.

“Ne do të nisim ndaljen apo pjesërisht reduktimin e ndihmës së madhe” që ofron SHBA-ja për Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin”, ka thënë presidenti amerikan.

Kritikët e tij kanë thënë se Trump është duke përdorur këtë situatë në kuadër të fushatës për zgjedhjet në Kongres, meqë retorika e tij për migrantët është thënë t’i ketë ndihmuar për të fituar presidencën më 2016.

“Fatkeqësisht duket se Policia e Meksikos dhe ushtria nuk janë në gjendje të ndalin personat që janë duke u nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Kriminelët dhe banorë të panjohur nga Lindja e Mesme janë përfshirë në turmë”, ka shtuar ai.

Karavani i migrantëve është nisur sërish drejt kufirit ditën e hënë, derisa shumica prej tyre kanë kaluar natën nëpër rrugë apo streha artificiale.

Vlerësohet se 10 për qind e popullatës së Guatemalës, El Salvadorit dhe Hondurasit kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të rrezikut, sforcimit nga bandat dhe gjendjes së rëndë ekonomike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...