Dalic: Jemi të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë

Botërori 2018

Dalic: Jemi të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 21:55
Pikëllimi i Zlatko Delic (Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja ballkanike pësoi me rezultat 4-2 nga Franca dhe Les Bleus e ngritën Kupën e Botës.

Me Art Motion mund të merrni pako me 150 kanale HD dhe internet 20Mbps për vetëm 9.90 Euro

Me gjithë zhgënjimin, trajneri kroat ka thënë se lojtarët e tij duhet të krenohen për suksesin e arritur.

“Urime Francës për titullin e tyre. Luajtëm mirë në 20 minutat e para, e kontrolluam ndeshjen”.

“Pastaj ishte një autogol nga një ndërprerje. U kthyem, dominuam dhe pastaj u akordua penallti”.

“Duhet t’i uroj lojtarët e mi, ishte ndoshta ndeshja më e mirë që e kemi zhvilluar në këtë kampionat, e kontrolluam lojën, por pranuam gola”.

“Ndaj një skuadre të fortë si Franca nuk guxon të bësh gabime. Jemi paksa të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Dalic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat