Sheshelit i dhemb koka nga kroatët, por habit për presidenten kroate dhe thumbon edhe serbët

Botërori 2018

Sheshelit i dhemb koka nga kroatët, por habit për presidenten kroate dhe thumbon edhe serbët

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:37
Shesheli i dhemb koka nga kroatët, por habit për presidenten kroate dhe thumbon edhe serbët

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, shpreh shovenizmin e tij! Sheshelit i dhemb koka shumë sepse nuk mund të pajtohet që kombëtarja e Kroacisë ka qenë në finalen e madhe të Kampionatit  Botëror – “Rusia 2018” në futboll.

Ai mes të tjera në një TV Pink ka thënë se ishte i befasuar nga sjellja e presidentes kroate Kolinda Kitaroviç. Sipas Sheshelit, lojtarët serbë individualisht janë më të mirë, por iu mungon shpirti kombëtar.

“Në psikologjinë kroate, kjo është një fitore ndaj serbëve, sepse kombi i tyre është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj serbëve dhe ortodoksëve. Ata nuk janë kroatët e vërtetë, kroatët historikë”, kështu ka deklaruar mes të tjera Sheshel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat