Ky është vendimi më i ri i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Çiklizëm

Ky është vendimi më i ri i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Nga: K. G. Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:28
Avni Nuha

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, ka dalë me një vendim të ri, në lidhje me garat e çiklizmit. 
“Bordi i Federatës së Çiklizmit të Kosovës është duke ndjekur për së afërmi zhvillimet e muajit të fundit rreth pandemisë COVID-19.

Të shqetësuar për shëndetin e secilit prej jush dhe duke e patur mirëqenien tuaj parësore, ju ftojmë që gjatë ditëve të gjeni forma të ndryshme të mbajtjes së ritmit të ushtrimeve.

Kalendari i garave mbetet në fuqi, deri në një vendim tjetër, duke marrë edhe rekomandimet e UCI dhe UEC.
Aktivitetet në mbarë botën e çiklizmit do të pezullohen deri më 01.06.2020.

Varësisht nga situata, FÇK do të marrë masat e vendimet e duhura rreth aktiviteteve tjera vendore.
Po ashtu FÇK do të ndjekë praktikat e vendeve tjera në mbarë botën varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë COVID-19.
FÇK kërkon që të mbani disiplinën dhe të evitoni qarkullimin e panevojshëm si dhe kontaktin me personat tjerë”, ka thënë Nuha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat