Norvegjezi Alexander Kristoff triumfon në etapën e parë Tour De France 2020

Çiklizëm

Norvegjezi Alexander Kristoff triumfon në etapën e parë Tour De France 2020

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2020 Në ora: 19:27
Norvegjezi Alexander Kristoff  triumfon në etapën e parë Tour De France 2020

Norvegjezi Alexander Kristoff  (Team Emirates) fiton etapën e parë te Toure de France 2020, që u mbajt në Nice. 

Ai fitoi garën me kohë të kaluar për 3:46:23 orë, duke lënë pas vetes Mads Pedersen (Trek – Segafredo) dhe Cees Bol (Team Sunweb). 

Është fitorja e tij e katërt në ‘Tour de France 2020’ pas dy në 2014 dhe po ashtu në Paris në vitin 2018.

33- vjeçari është norvegjezi i dytë që merr fanellën e verdhë pas Thor Hushovd.

Shtegu u përshkrua edhe me telashe, ku disa çiklistë u rrëzuan por edhe rruga në disa vende ka qenë e vështirë për shkak të reshjeve të shiut. 
Të dielën do të zhvillohet etapa e dytë malore 186 kilometra.

Renditja e etapës së parë
1. Alexander Kristoff (Norvegjia) UAE Team Emirates 3:46:23
2. Mads Pedersen (Danimarka) Trek - Segafredo "
3. Cees Bol (Holanda) Team Sunweb "
4. Sam Bennett (Irlanda) Deceuninck - Quick-Step "
5. Peter Sagan (Sllovakia) BORA - hansgrohe "
6. Elia Viviani (Italia) Cofidis "
7. Giacomo Nizzolo (Italia) NTT Pro Cycling Team "
8. Bryan Coquard (Franca) B&B Hotels - Vital Concept "
9. Anthony Turgis (Franca) Total Direct Energie "
10. Jasper Stuyven (Belgjika) Trek - Segafredo'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat