Wout Van Aert shënon fitore, Adam Yates merr kryesimin në renditjen e përgjithshme

Çiklizëm

Wout Van Aert shënon fitore, Adam Yates merr kryesimin në renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2020 Në ora: 18:45
Wout Van Aert shënon fitore, Adam Yates merr kryesimin në renditjen e përgjithshme

Belgu Wout van Aert fiton etapën e pestë të “Tour de France 2020”, në relacionin Gap – Privas, me gjatësi të shtegut 183 kilometra në edicionin e 107 të “Tour de France 2020”.  

Garë e fortë deri në pikën e fundit, ndërsa çiklisti i Van Aert arriti i pari në shteg me kohë të kaluar për 04h 21' 22'' orë. Holandezi Cees Bol renditet në vend të dytë dhe Irlandezi Sam Bennett zuri pozitën e tretë.

Skuadra Jumbo-Visma ka rrëmbyer fitoren e dytë me radhë pas triumfit të sllovenit Primozh Rogliç në garën e djeshme në Orcières-Merlette.

Image

Për Van Aert, është fitorja e tij e dytë në “Le Tour”, pas fitores së tij vitin e kaluar në Albi. Çiklisti sllovak Peter Sagan përfundo në pozitën e katërt në etapën e pestë.

Image

Adam Yates (Mitchelton-Scott) tani kryeson në renditjen përgjithshme. Julian Alaphilippe (Deceuninck-QuickStep) ka humbur fanellën e verdhë, për shkak se është ndëshkuar gjatë garës.

Nesër do të zhvillohet etapa e gjashtë në relacionin Le Teil-Mont Aigoual me gjatësi të shtegut 191 kilometra. 

Etapa e pestë   
1. Wout Van Aert (Team Jumbo – Visma)    04h 21' 22'' - B : 10''    -
2. Cees BOL (Team Sunweb) 04h 21' 22' - B : 6''
3. Sam Bennett  (Deceuninck - Quick – Step)        04h 21' 22'' - B: 4''
4.  Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)     04h 21' 22''
5.  Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    04h 21' 22''
6.  Luka Mezgec (Mitchelton – Scott)    04h 21' 22''    -    -    -
7. Bryan Coquard (B&B Hotels - Vital Concept)    04h 21' 22''    
8. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    04h 21' 22''
9. Clément Venturini (AG2R La Mondiale)    04h 21' 22''    -    -    -
10. Hugo Hofstetter (Israel Start-Up Nation)    04h 21' 22''

Renditja e përgjithshme
1. Adam Yates (Mitchelton – Scott)    22h 28' 30''
2. Primozh Rogliç (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 03''
3. Tadej Pogacar (Uae Team Emirates) + 00h 00' 07''
4. Guillaume Martin (Cofidis) + 00h 00' 09''
5. Egan Bernal (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 13''
6. Tom Dumoulin (Team Jumbo – Visma)    + 00h 00' 13''
7. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 00' 13''
8. Esteban Chaves (Mitchelton – Scott)    + 00h 00' 13''
9. Miguel Angel Lopez     (Astana Pro Team)    + 00h 00' 13''
10. Romain Bardet (AG2R La Mondiale)    + 00h 00' 13

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat