Sërish telashe në çiklizëm

Çiklizëm

Sërish telashe në çiklizëm

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 13:58
Sërish telashe në çiklizëm

Raste të tjera me Covid-19 janë regjistruar sot në Xhiron e Italisë. Gjithsesi, këtë herë të prekur nga virusi nuk janë çiklistët apo staf, por 17 agjentë të policisë.

Sipas të përditshmes italiane “La Republicca”, 17 policë që shoqërojnë Xhiron e Italisë përgjatë gjithë itinerarit kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë agjentët janë asimptomatikë.

Të gjithë policët që shoqërojnë turneun i ishin nënshtruar tamponit në Abruzzo ditën e hënë.

Ata janë vendosur menjëherë në izolim, në Pescara, por situata me turneun italian të biçikletës nuk duket shumë e mirë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat