Çiklisti italian Michele Scarponi ndërroi jetë pas një aksidentit të rëndë. Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, është i pikëlluar për vdekjen e çiklistit italian në moshën 37-vjeçare, duke shkruar:
“Një lajm shumë tragjik për çiklizmin Italian por edhe atë Botëror. Në një fatkeqësi komunikacioni vdiq çiklisti i kombëtares italiane dhe anëtari i klubit të mirënjohur ‘Astana’. Michele Scarponi fitues i shume evenimenteve botërore dhe njëri ndër çiklistët më të mirë italian. Ngushëllime familjes Scarponi dhe Federatës Italiane të Çiklizmit”.