Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë pranoi në gjirin e vet shtatë anëtarë të rinj

Diaspora

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë pranoi në gjirin e vet shtatë anëtarë të rinj

Nga: Adnan Mehmeti Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Adnan Mehmeti

Presidenti i Shoqatës

 Miresevini anëtarë të rinj! Ne jemi të hapur për të vazhduar misionin në të krijuarit e një arti të ri letrar, me vlera të pakontesura artistike.Shoqata jonë, siç shprehet Constance Rooke, shkrimtare dhe kritike letrare nga Kanadaja, “është një linjë esenciale në urën e ylberit që ndihmon letërsinë të lartësohet, të kalojë grupet gjuhësore dhe shtetet, të sjellin botën me fytyrë nga njerëzimi. Dhe, për sa i përket Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mua me duket se nuk ka shoqatë shkrimtarësh më të mirë”.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë gjatë vitit 2018 në gjirin e vet pranoi 7 anëtarë të rinj, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të Amerikës ( 4 nga Nju Jorku, një nga Washington D.C, një nga Florida dhe një nga Michigani). Shoqata i bashkon dhe i pranon në gjirin e vet të gjithë krijuesit shqiptarë. Sepse duke u njohur me njëri – tjetrin, ne i japim shtytje qëllimeve tona në promovimin e lëtërsisë shqipe në Amerikë.

Për të qenë sa më afër informimit me lexuesit e tanë anembanë botës shqiptare dhe asaj amerikane, ju lajmërojmë se përveç lidhjes që kemi vetëm për anëtarët aktivë te STUDIOJA E SHOQATËS, të gjithë të interesuarit mund të na ndjekin në Facebook SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË dhe në faqen e internetit albanianlit.org

 Për t'u konsideruar si anëtar i Shoqatës, duhet të plotësoni këto kushte: Të jeni shqiptaro-amerikan! Të keni publikuar së paku një libër! Të aprovoheni nga bordi i Shoqatës, bazuar nga cilësia e veprës së botuar! Ndërsa, anëtarë nderi bëhen të gjithë ata persona fizikë ose juridikë, që japin ndihmesën e tyre të veçantë në lidhje me realizimin e qëllimeve të shoqatës.  Kryesia e shoqatës për Anëtare Nderi përzgjodhi profesoreshën dhe poten amerikane, shqipfolësen, Carrie Hooper.

 Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, më 14 tetor 2018, në Monroe College të Nju Jorkut, promovoi  vëllimin poetik bilingual “Piktura në fjalë” të Carrie Hooper. Ne jemi të nderuar, që vepra e saj mori dhenë për të mirë.

 Anëtarët e rinj që aderuan në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë këtij viti:

Carrie Hooper u lind në Elmira të Nju Jorkut. Pas diplomimit nga shkolla e mesme në vitin 1993, kreu studime për kanto te Mansfield University në qytetin e Mansfield të Pensilvanisë në vitin 1997. Mori një master për gjermanisht (1999) dhe një master për kanto (2001) te University at Buffalo në Buffalo të Nju Jorkut.  Nga shtator 2001 deri më qershor 2002 studioi kanto për muzikën në universitetin mbretëror në Stockholm.

Pasi që studioi në Suedi, filloi punën si pedagoge e gjermanishtes te Elmira College në qytetin e saj të lindjes në vitin 2002 dhe vazhdon të punojë atje edhe sot.  Dha italisht te Elmira College nga viti 2007 deri më 2016.  Gjithashtu jep mësime për piano dhe për kanto te një studio në rrethin e saj. Përveç gjermanishtes, italishtes, dhe spanjishtes, di edhe suedisht, shqip, dhe rumanisht. Piktura në fjalë është libri i saj i parë bilingual shqip-anlisht.

Image
Image

Akri Çipa ndjek aktualisht studimet për Master Shkencor në Columbia University, New York. Publikimi i tij i fundit është libri me poezi “Vetmia nuk është më e ve”, botuar nga Shtëpia Botuese Onufri në vitin 2017. Ky është libri i tij i tretë, pas vëllimit të parë me poezi “Në modernitet humbëm…” (2014) dhe librit intervistë-ese “Jemi që pa ardhur deti” (2017). Në vitin 2017 u vlerësua me çmimin “Poeti i ri shqiptar i vitit” nga PEN Albania. Vitet e fundit ka botuar rregullisht në shtypin e përditshëm shqiptar dhe ndërkombëtar analiza për çështje politike dhe gjeopolitike, sikundër ka kryer dhe publikuar studime, analiza filologjike dhe përkthime.

Image

Rovena Gjishaj u lind në Grishaj, një fshat i vogël i komunës Shkrel, Malësi e Madhe. Studimet fillore i mbaroi në Zagorë dhe pastaj u zhvendos në Bajzë ku mbaroi edhe gjimnazin. Pas gjimnazit, vazhdoi studimet e larta në Tiranë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikologji. Aktualisht vazhdon studimet në New York, në St. John’s University për degën Psikologji.

Libri “Pluhur fryme” është botimi i saj i parë, me shpresën që do të jetë frymëzim për botime dhe vepra të tjera.

Image

Shaqir Salihu është një ish- mësues, gazetar dhe veprimtar i çështjës kombëtare që prej mesit të viteve 60-të, përfshirë edhe demonstratat e 1968-ës në Kosovë.

Pasi vuajti dy herë tmerin dhe torturat në burgjet serbe për shkak të veprimtatisë së tij, Salihut iu desh të braktiste atdheun, Kosovën dhe të arratisej përtej Atlantikut, në ShBA. Ai është i njohur për karrierën e tij  32-vjeçare në shërbimin në Shqip të Zërit të Amerikiës, në Uashington DC. Kujtimet e jetës së tij, Shaqir Salihu i pëmbledh në librin “Rrëfime Lirie”, Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës, një libër që ka marrë vlerësime të shumta nga media dhe njerëz të njohur.

Image

Besa Rexhepi është e lindur në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Viti ndërsa shkollën e lartë pedagogjike në Gjilan, drejtimi klasor. Punoi disa vite mësuese në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë.Që nga viti 1999 jeton me familje në SHBA.

Novela “Shpresa” është libri i saj i parë.

Image

Luan Kalana u lind në vitin 1948 në Korçë. Mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë, më pas shkollën e lartë për gjuhë e letërsi dhe për filozofi. Punoi 30 vjet mësues i gjuhës shqipe. Ishte gazetar në gazetën “Bashkimi”. Shkruan në të gjitha gjinitë letrare, kryesisht në prozë. Ka botuar 5 libra, tre libra kushtuar Devollit. Gjithashtu, ka botuar Prelud krenarie -Mozaik letrar,  dhe Atelie e shpirtit, dhe antologjinë poetike “Gj.K Skënderbeu”. Merret edhe me përkthime. Fillimisht jetoi në shtetin e Konektiket, ndërsa tani është vendosur me familje në Florida.

Image

Shahbaze Vishaj Grajçevci u lind në Pejë. Ka kryer studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Punon në Shkollën ''Hasan Prishtina'', në Milloshevë - Kastriot. Për punën edukativo-arsimore për një çerek shekulli si pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë shqipe ka marrë disa mirënjohjeje në mesin e të cilave edhe atë’’Mësimdhënës i dalluar’’. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

 Deri më tash ka botuar këto vepra letrare: ’’Shenjë dhe vragë’’ 2000, (poezi për të rritur); ’’Shtjellë dhe vurratë’’ 2004, (poezi për të rritur); ’’Shend e verë’’ 2006, (poezi për fëmijë); ’’Shiu i harresës’’ 2007, (poezi për të rritur); ’’Shtrezë në vetulla’’ 2010, (poezi për të rritur); ’’Shegë vjeshte” 2010, (poezi për fëmijë); ’’Shtatori me violinë’’ 2010, (tregime për fëmijë); “Shtigje vashërie” 2011, (roman për të rritur); “Shfletim veprash” 2011, (kritika letrare); “Shpalim vlerash” 2011, (kritika letrare); “Letërsia si art dhe interpretim poetik” (me H. Hasanin) 2011. Jeton dhe vepron në Prishtinë dhe New York.

Image

Miresevini anetarë të rinj! Ne jemi të hapur për të vazhduar misionin në të krijuarit e një arti të ri letrar, me vlera të pakontesura artistike.Shoqata jonë, siç shprehet Constance Rooke, shkrimtare dhe kritike letrare nga Kanadaja, “është një linjë esenciale në urën e ylberit që ndihmon letërsinë të lartësohet, të kalojë grupet gjuhësore dhe shtetet, të sjellin botën me fytyrë nga njerëzimi. Dhe, për sa i përket Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mua me duket se nuk ka shoqatë shkrimtarësh më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat