Mengjesin e sotëm dy shqiptarë janë arratisur në një mënyrë spektakolare nga burgu i Koridalo në Athinë.
Dy shqiptarët, të identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P. raportohet se pasi kanë prerë hekurat e burgut në fillim kanë kapërcyer dy muret rrethuese dhe më pas edhe një të tretë që ishte më i lartë dhe i rrethuar me kangjella.
Sipas mediave greke shqiptarët e kanë planifikuar arratisjen me mjeti primitive po që ka rezultuar i suksesshëm.
Burgu Koridalo nga u bë edhe arratisja është një nga burgjet më të mëdha të Greqisë dhe përmban një të tretën e të burgosurve.
Arratisja është bërë në godinën D të burgut. Ata kanë përfituar mungesën e gardianëve dhe ditën e festës së Vitit të Ri. Gjithçka ka ndodhur në vetëm 8 minuta ku kapërcimi i mureve ëhstë bërë "nënë hundën" e gardianëve.
Arratisja e tyre u zbulua në numërimin e të burgosurve sot ne mengjes.
Godia D nga ku u be arratisja jane te burgosur vetem shqiptar per te shmangur cdo perplasje me te burgosur te kombesive te tjera, kjo mendohet se e ka bërë më të lehtë arratisjen e tyre.