Trafikoi dy tonë hashash në Itali, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar - Bota Sot
Trafikoi dy tonë hashash në Itali, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar

Diaspora

Trafikoi dy tonë hashash në Itali, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Pas mbi dy vjet kërkimesh, u bë e mundur të arrestohej sot një person që në gusht të 2016-ës i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikatëve të dy tonë marijuanë.

Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri trafikanti i kërkuar i drogës Armano Elezi.

Pesë persona u kapën menjëherë nga policia e Ankonës dhe Pesaros, por njëri prej trafikantëve arriti të shpëtonte.

23 vjeçari u arrestua në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Italisë, për të nisur gjyqin, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Prokuroria e Pesaros e kishte shpallur person në kërkim ndërkombëar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

 Armano Elezi mundi t'i shpëtoj ndjekjes së policisë italiane pëgjatë një operacioni antidrogë ekzekutuar më 2016 në komunën e Fanos në provincën e Pesaros ku u arrestuan 5 trafikantë të tjerë shqiptarë të cilët sapo kishin trafikuar rreth  2 tonë marijuanë përmes detit. Armano Elezi i kishte shpëtuar arrestimit duke përfotuar nga errësira e natës.

I arrestuari pritet të ekstradohet së shpejti drejt Italisë ku do të gjykohet nga drejtësia italiane shkruajnë mediat italiane ndërkohë që policia shqiptare thuhet se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...