Suedi: U shënua 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Suedi: U shënua 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 14:36
Pjesëmarrës të manifestimit në Malmë, Suedi

Pas manifestimeve që umbajtën në Boros dhe në Stockholm, shqiptarët që jetojnë në Suedi, 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shënuan edhe në Malmë. Manifestimi në këtë qytet u mbajt në ambientet e Qendrës Kulturore të Kosovës dhe u organizua nga Shoqata e Grave Shqiptare ”Kosovarja” në mbështetje të Ministrisë së Diasporë dhe të Zhvillimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

Përpos bashkëkombasve që kishin ardhur edhe nga qytetet për rreth, manifestimin në Malmë e nderuan me pjesëmarrje edhe Shyhrete Kastrati, drejtoresh e Qendrave Kulturore në Diasporë të MeDIS, Arton Krasniqi, konsul i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës si dhe Hillevi Larsson e Adnan Dibrani deputetë në Parlamentin e Suedisë, Fatmir Azemi, nënkryetar i komunës së Landskronës, përfaqësues nga shoqatat kulturore dhe veprimtarë nga regjioni i Suedisë jugore.

Në fillim me një minutë heshtje u nderuan akademik Idriz Ajeti dhe Adrian Daci, zëvendesministër në Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Hapjen e pjesës akademike të këtij manifestimi e bëri Dr Muhamet Shatri, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi. Në fjalën e vet,ai,  pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe mysafirët, përkujtoi sakrificat e pupullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë shekujve duke permendur me emër edhe dëshmorët që ranë në luftën e fundit si pjestarë të UҀK-së nga Suedia.

”Edhe nga ky manifestim kërkojmë me forcë që të mos luhet me kufinjtë e Kosovës. Mos i gëzofshim kënaqësitë e kësaj bote po që se nuk angazhohemi për bashkimin tonë kombëtar”, tha Dr Shatri.

Ndërkaq Hillevi Larsson, deputete në paralamentin suedez, Riksdagen, pasi tha se Suedia është ndër shtetet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, theksoi se shqiptarët që jetojnë në Suedi janë urë lidhëse mes dy vendeve tona.

Pjesëmarrësit e manifestimit u përshëndetën edhe nga Shyhrete Kastrati, Arton Krasniqi, Adnan Dibrani e Violeta Hoxha, kryetare e shoqatës ”Kosovarja” në Mamë e Mustafë Bajrami, veteran i UҀK-së nga Suedia.  Ndërkaq fjalën e rastit për 11vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e mbajti veprimtarja e shoqatës nikoqire, Ema Osa.Në fjalën e saj u flerësua lartë angazhimi edhe i diasporës shqiptare për çlirimin e Kosovës,kontributi i mërgimtarëve në mbështetje  të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës së drejtë për liri dhe pavarësi.

Image
Amatoret e Shoqatës së Gruas ”Kosovarja” në Malmë

Moderatorët e kësaj mbrëmjeje, Hanife e Qerim Kryeziu, paralajmëruan në vazhdim programin kulturor.  Këtë e kishin përgaditur bashkarisht amatoret e shoqatës ”Kosovarja” nga Malmë në bashkëpunim me nxënësit që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën amtare shqipe në shkollat e komunës fqinje Eslov. Ky program përbëhej me recitimin e vjershave që kryesisht për bosht kishin 17 shkurtin dhe Pavarësinë e Kosovës.U ecituan edhe vjersha për Gjuhën shqipe, për jetën në mërgim dhe për Kosovën. Po me këto motive ishin edhe vallet të luajtur nga vajzat  me veshtje kombëtare që u duartrokitën nga publiku.

Gjatë programit muzikor nga disa këngë i interpetuan edhe Blerina Osaj e Gazmend Kelmendi, të përcjellë me sint nga Mithat Nikezi.

Image
Ema Osa

Manifestimi në Malmë përfundoi me një darkë të përbashkët. Gratë anëtare të Shoqatës ”Kosovarja” kishin gatuar disa specialitete nga kuzhina  tradicionale kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat