“Ndryshimi i kufijve do të shkaktonte efektin domino”

Diaspora

“Ndryshimi i kufijve do të shkaktonte efektin domino”

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Kremtimi i 11 vjetorit te Pavarsise

Në mbrëmjen e së martës është në kremtuar  11 Vjetorit i Pavarësisë së Republikës së Kosovës i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Belgjikë.

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjikë kanë marrëpjesë edhe zëvendës kryetari i parë, Muhamet Belaj, zëdhënësi i Lobit Euro – Atlantik Shqiptar,  Skender Musliu si dhe Vaid Jusufi, anëtarë i Kryesisë së Degës për Belgjikë, morën pjesë në kremtimin e 11 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjikë, mbrëmë me 26 shkurt 2019, në Bruksel, zëvendës kryetari i parë, Zotri Muhamet Belaj, zëdhënësi i Lobit Euro – Atlantik Shqiptar,  Zotri Skender Musliu si dhe Vaid Jusufi, anëtarë i Kryesisë së Degës për Belgjikë, morën pjesë në kremtimin e 11 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ata patën biseda të ndara me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Zotri Bernard Nikaj, Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Zonjën Suela Janina, atasheun për mbrojtje dhe siguri për shtetet e Beneluksit, kolonel Ahmet Ajeti si dhe me personalitete tjera dhe bashkatdhetarë.

Në veçanti do t’a kishim theksuar takimin dhe bisedën, për këto raste, mjaft të gjatë, me zëdhënësen e Unionit Europian, Zonjën Maja Kocijančič, të cilën e njoftuam me konceptin, strukturën organizative  dhe Platformën e Lobit Euro – Atlantik Shqiptarme, ia përkujtuam edhe komunikimet tona që i kemi patur  përmes shkrimeve me institucionet e Bashkimit Europian si dhe biseduam  rreth shumë temave tjera aktuale në Ballkanin Perëndimor e në veçanti për zhvillimet në Kosovë.

Me këtë rast Zonjës Kocijančič ia përmendëm, përveç tjerash, edhe  copëtimin e trojeve shekullore shqiptare nga Fuqitë e Mëdha, që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferencës  së Londrës 1912 – 1913, Konferencës së Parisit 1919 e këndej.

Zonjën Kocijančič e përballëm edhe me deklaratën e pamatur të Përfaqësueses së Lartë për Bashkëpunim  dhe Siguri në Unionin Europian, Zonjës Frederica Mogherini, e cila patë deklaruar se, nëse është kusht arritja e një Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mund të ndryshojnë edhe kufijtë, kurse neve i thamë se ndryshimi i kufijve do të shkaktonte efektin domino dhe do të kishte pasoja të rënda në destabilmizimin e rajonit. Me këtë rast neve prezantuam qëndrimin e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar se me Serbinë  duhet të ketë dialog, por vetëm që Serbia t’a njeh gjenocidin e ushtruar në Kosovë, të diskutohet për të pagjeturit, për masakrat, për përdhunimet, dëmshpërblimin e luftës që arrin një shumën prej mbi 25 miliard dollarë dhe tema tjera të rëndësishme për Kosovën e që lidhen për dialogun.

Diskutuam çështjen e Çamërisë, me ç ‘rast prezantuam dhe insistuam në pikëpamjet tona lidhur me masakrat, deportimet dhe  padrejtësitë që u janë  shkaktuar shqiptarëve Çamë.

Temë e paevitueshme diskutimi ishte edhe mosliberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës, me ç ‘rast thamë se, edhe përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Unioni Europian, prap se prap kosovarët janë të vetmit që nuk kanë lëvizja të lirë në Bashkimin Europian.

Në këtë recepcion prezent ishin eurodeputet, personalitete të jetës politike dhe  publike dhe shumë  bashkatdhetarë tanë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar shfrytëzon rastin t’a falënderojë Ambasadën e Republikës së Kosovës për ftesën si dhe t’a përgëzojë për pritjen dhe organizimin e mirë të këtij eventi”, thuhet në komunikatën për media.

Image
Image

 

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat