Vrasja e Murtez Xhemës, policia suedeze kërkon ndihmën e qytetarëve

Diaspora

Vrasja e Murtez Xhemës, policia suedeze kërkon ndihmën e qytetarëve

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:43
Murtez Xhema

Policia suedeze iu është drejtuar sërish qytetarëve për ndihmë në zbardhjen e rastit të vrasjes së shqiptarit nga Kosova, Murtez Xhema, që ndodhi më shumë se gjashtë vjet më parë në qytezën Ekeby.

Faqja e kësaj policie, ka kujtuar të dielën se, Xhema 53 vjeçar, kishte vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri një parking makinash, mëngjesin e 12 dhjetorit 2012.

Ndërsa një person tjetër kishte shpëtuar me plagë, dhe kishte arritur të largohet vetë nga vendi i ngjarjes. Kjo, derisa autori i sulmit deri më tani ka mbetur i panjohur.

Në njoftimin e rikthyer, të shoqëruar edhe me fotografinë e Xhemës, policia kërkon nga qytetarët që të ofrojnë çfarëdo informacioni që mund të kenë lidhur me rastin, nëpërmjet emailit [email protected] si dhe numrit të telefonit 114 14.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat