Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali - Bota Sot
Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Diaspora

Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali

Më: 25 maj 2019 Në ora: 20:50
Itali

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një kantier ndërtimi në Torino të Italisë. Sipas medias italiane “Torino Today”, viktima është Kastriot Ndou 44 vjeç. Raportohet se punëtori shqiptar u rrëzua nga lartësia. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia.

Ekipet e emergjencës nxorrën nga rrënojat trupin e pajetë të 44-vjeçarit shqiptar. Kastriot Ndou punonte prej 15 vitesh për të njëjtën kompani ndërtimi. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në punë ku humbi jetën shqiptari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...