Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë, policia italiane “ngrihet në këmbë” - Bota Sot
Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë, policia italiane “ngrihet në këmbë”

Diaspora

Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë, policia italiane “ngrihet në këmbë”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 13:17
Ervis Markja

Dy shqiptarë të burgosur Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç,  janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë, Carinola , rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur.

Arrestimet - Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të bllokuar me të. Në burgun e Caserta u arrestua për marrjen e mallrave të vjedhura, rezistencës ndaj zyrtarëve publikë, lëndimeve personale dhe vjedhjes .

Kërkimet – Kontrolle janë duke u ushtruar nga forcat e policisë  në  stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik në përgjithësi, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...