Marin Mema viziton SHAD-in

Diaspora

Marin Mema viziton SHAD-in

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:25
Marin Mema

Në zyrat e Shoqatës Atdhetare Dibra kishim nderin dhe kënaqësinë të kemi mysafir gazetarin dhe atdhetarin e shquar Marin Mema, autor i emisionit "Gjurmë Shqiptare".

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i punës dhe aktiviteteve të Shoqatës në përgjithësi, por në veçanti edhe përfshirja jonë në organizimin e Paradës Shqiptare që do të zhvillohet ditën e Shtunë, datë 8 Qershor në New York.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i SHAD, Dashnor Miftari shfrytëzoi rastin për t'i ndarë Marin Memës një mirënjohje në emër të Komunitetit Dibran, për punën e tij të palodhur në ngritjen e Vlerave dhe Cështjes Kombëtare në mbarë Trojet Shqiptare.

Image

Në këtë takim, përveç Bordit Drejtues të SHAD, ishin të pranishëm edhe Leonora Abdullahu, udhëheqëse e Shoqatës së Gruas "Zëri Ynë", Nebi Samarxhiu, letrar i shquar nga qyteti i Dibrës, si dhe Marko Kepi, kryetar i organizatës "Rrënjët Shqiptare".

Në përfundim të takimit, Kryetari i SHAD, Dashnor Miftari, dhe sekretari i Shoqatës, Muharem Mesik, dhanë një intervistë për gazetarin Marin Mema. Këto intervista do të pasqyrohen në reportazhin që Mema do përgatisë rreth vizitës së tij në New York me rastin e Paradës Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat