Shqiptari që vrau babanë dhunues në Greqi po konsiderohet hero nga grekët - Bota Sot
Shqiptari që vrau babanë dhunues në Greqi po konsiderohet hero nga grekët

Diaspora

Shqiptari që vrau babanë dhunues në Greqi po konsiderohet hero nga grekët

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:00
Greqi

Një i ri shqiptar po cilësohet hero në Greqi, pasi ka vrarë babanë e tij 70-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maj të vitit 2018, ndërsa shkak ka qenë dhuna dhe abuzimet seksuale të të moshuarit ndaj 27-vjeçarit dhe motrave e vëllezërve të tij më të vegjël.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që 27-vjeçari, i quajtur Aleks, është quajtur hero nga grekët, teksa ka qenë duke u futur brenda gjykatës, raporton BW.

Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar falje, duke u shprehur: “Nuk doja të vrisja babanë. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak”.

“Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”.

I riu shqiptar ishte fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës me origjinë greke, i cili ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...