Aksidenti fatal i merr jetën të riut shqiptar, pas dy ditësh do të festonte ditëlindjen

Diaspora

Aksidenti fatal i merr jetën të riut shqiptar, pas dy ditësh do të festonte ditëlindjen

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:49
Pamje nga aksidenti

Një tragjedi e vërtetë ajo që ka ndodhur me një djalë të ri me origjinë shqiptare, sot në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico, shkruajnë mediat italiane.

Këtë mëngjes (e hënë 19 gusht) në orën 9.40 një djalë shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, vetëm 19 vjec, u godit nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij e po shkonte per ne pune.

Djali, i cili jetonte në Via Leon Battista Alberti disa metra larg vendit të aksidentit, sipas mediave italiane, do të mbushte 20 vjeç brenda dy ditësh.

Image
Image

Dinamika e aksidentit është duke u hetuar nga agjentët, por duket se të dy automjetet ishin në drejtim të kundërt.

Pas perplasjes, 19-vjeçari u shemb ne xhamin e furgonit te cilin e theu dhe me pas trupi i tij u gjet disa metra larg.

Shoferi i furgonit iu nënshtrua testeve te alkoolit, por rezlutoi krejtësisht “i pastër”. Emri i shqiptarit nuk behet me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat