“Ejani shpejt! Këtu është një kufomë”, arrestohet 43-vjeçari që gjeti shqiptarin e vdekur në makinë - Bota Sot
“Ejani shpejt! Këtu është një kufomë”, arrestohet 43-vjeçari që gjeti shqiptarin e vdekur në makinë

Diaspora

“Ejani shpejt! Këtu është një kufomë”, arrestohet 43-vjeçari që gjeti shqiptarin e vdekur në makinë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një i ri i është nënshtruar hetimit për vdekjen e Serxho Veizit, 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, që u gjet i vdekur nga një plumb në kokë në automjetin e tij në rrugën provinciale Casarano-Ugento, Itali disa ditë më parë.

Nga informacionet raportohet se shtetasi G.R., 43 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është shoqëruar në zyrat e Komisariatit Taurisano për t’iu nënshtruar një vlerësimi që do të duhet të verifikojë praninë e mundshme të përbërësve kimikë (barium dhe plumb) në duar dhe veshjen e tij.

Ishte pikërisht G.R., ai që ra vetë në duart e policisë. Mediet raportojnë se 43-vjeçari njoftoi policinë, duke thënë se kishte gjetur kufomën e të riut shqiptar brenda automjetit  “Polo Wolkswagen”. Doli nga makina e tij, vuri re kufomën dhe telefonoi numrin 113, siç u është deklaruar agjentëve. “Ejani shpejt! Këtu është një kufomë.”

Zëvendës-prokurori publik Donatella Palumbo, tha se 43-vjeçari G.R., u shoqërua në Komisariat. Deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e vdekjes së Serxho Veizit, hetuesit nuk pranuan të hedhin poshtë asnjë pistë;  as që G.R., mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e të riut shqiptar. Rezultati i hetimit nuk është depozituar ende, pavarësisht se hipoteza e vetëvrasjes mbetet kryesorja.

Për të rindërtuar kronologjinë e saj që ka ndodhur dhe për të kuptuar veprimet e orëve të fundit të jetës së viktimës, policia po kontrollon celularin e tij.

Ai nuk ka qenë person me precedent penal dhe punonte në ndërmarrjet e pastrimit. Shqiptari u gjet i shtrirë në sediljen e pasagjerit, plot gjak. Pranë trupit të pajetë u gjet edhe pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer akti kriminal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...