Plas në burgjet greke, një grup shqiptarësh përleshet me disa arab - Bota Sot
Plas në burgjet greke, një grup shqiptarësh përleshet me disa arab

Diaspora

Plas në burgjet greke, një grup shqiptarësh përleshet me disa arab

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:39
Ilustrim

Pak pas mesdite, disa të arrestuar shqiptarë u përleshën, me disa shtetas arabë në portën e brendshme të burgut, të Avlonas.

Mediet greke shkruajnë se ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi dhe se rojet e sigurisëndërhynë për ti ndarë. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës.

Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar.

Fatmirësisht nga përleshja nuk pati persona të lënduar.

Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos për protothema.gr tha:

“Situata në qendrën speciale të paraburgimit të të rinjve në Avlona është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rrezikshme. Situata nuk duket se është normalizuar.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...