Shqiptarët azilkërkues problem dhe në Itali? Çfarë thotë Ministri i Jashtëm Di Maio - Bota Sot
Shqiptarët azilkërkues problem dhe në Itali? Çfarë thotë Ministri i Jashtëm Di Maio

Diaspora

Shqiptarët azilkërkues problem dhe në Itali? Çfarë thotë Ministri i Jashtëm Di Maio

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:50
Luigi Di Maio

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio paraqiti të premten një dekret të ri në lidhje me azilkërkuesit, i cili tha se do të shkurtojë kohën e nevojshme për të marrë një vendim nëse një emigrant duhet të riatdhesohet.  Koha e shqyrtimit të dokumenteve do të bëhet 4 muaj, nga 2 vjet që ka qenë.

“Ata që kanë nevojë për ndihmë janë të mirëpritur, por ata që, bazuar në rregullat ndërkombëtare, nuk mund të qëndrojnë këtu do të riatdhesohen”, tha Di Maio.

Mes 13 vendeve të shënuara në programin e riatdhesimit, tha Di Maio, është dhe Shqipëria.

Pak ditë më parë, duke folur nga Strasburgu, Emmanuel Macron, përmendi indirekt Shqipërinë kur foli për numrin e madh të azilkërkuesve që vijnë nga shtete të sigurta të origjinës dhe që duan hapje negociatash me BE-në.

“Duhet të jemi në gjendje t’i përgjigjemi në mënyrë efektive sfidës migratore, të kemi guximin të përballemi me kërkesën për kontroll të shprehur nga të gjithë bashkëqytetarët tanë, të kemi kthjelltësi për të parë atë që në shumë raste, kërkesa për azil vjen nga shtete te konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...