Esad Çollaku rizgjidhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Diaspora

Esad Çollaku rizgjidhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci

Nga: Dashnim Hebibi Më: 24 tetor 2019 Në ora: 10:07
Esad Çollaku

Në këshillin qendror prej 11 anëtarëve u zgjodhën: Esad Çollaku, kryetar, Agim Gjidoda, Pren Buçaj, Azdren Gjokaj, Besir Ziberi, Gani Zahiti, Merita Hoxha, Skender Zogaj, Suzana Jakupi, Sebo Kajtazi dhe Sejfedin Prekazi.  Për kryetar të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci u zgjodh pra Esad Çpllaku me 98% të votova. Nënkryetar të Unionit u zgjodhën, Agim Gjidoda, Pren Buçaj dhe Azdren Gjokaj nga perfekturat e tyre.

Ashtu edhe siç ishte pritur, me një unanimitet dhe atmosferë vëllazërore, mërgata shqiptare në Kroaci, dje rizgjodhi, veprimtarin e dalluar të kauzës sonë kombëtare, Z.Esad Çollaku, për kryetar të Unionit të Shqiptarëve. Gjatë tërë periudhës, prej se kur është kryetar z. Çollaku, ka punuar me përkushtim që zëri i shqiptarëve të dëgjohet ashtu siç e meriton në këtë shtet mikë të kombit tonë, ku për këtë shtet kanë sakrifikuar edhe shumë bashkëkombas e në mesin e tyre edhe vetë kryetari I sapozgjedhur. Kuvendin e udhëhoqi kryesia e punës nën drejtimine Tomë Kaqinarit. Delegatët në Kuvendin zgjedhor ishin nga 12 Bashkësi të Unionit nëpër perfektura. Në bazë të statutit të Unionit. Secila bashkësi për kuvend delegoi nga tre delegatë. Në kuvend ishin të pranishëm 35 delegatë me të drejtë vote, prej numrit të përgjithshëm 39. Pas fjalëve përshëndetëse të musafirëve të pranishëm, që ishin shumë personalitete, foli zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentit e Kroacisë, pastaj, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Shkëlqesia e Tij, z.Gëzim Kasapolli, Ambasadori i shtetit amë-Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Riza Poda si dhe miku i madh i shqiptarëve, z.Milan Bandiq, kryebashkiaku i Zagrebit. Në këtë kuvend musafirë special ishte edhe legjenda e karates, z.Enver Idrizi. Pas fjalëve përshëndetëse, z.Çollaku, i njoftoi të pranishmit për punën e tij sa e drejtoi këtë Union për katër vjet. Për kryetar të Unionit ishin dhënë dy propozime nga Bashkësia e Karllovcit, z. Esad Çollaku dhe z.Agim Gjidoda nga Bashkësia e Kutinës dhe Perfekturës së Mosllavinës. Agim Gjidoda u prezentua dhe e tërhoqi kandidaturën. Dhe të gjitha raportet u miratuan nga ana e kuvendit. Pastaj u zgjodhën edhe organet e reja drejtuese si vijojnë:, Kryetarin, tre nënkryetar, këshilli qendror si dhe këshillin mbikqyrës.  U zgjodhën nga të gjitha perfekturat ku janë shqiptarët në Kroaci. Në këshillin qendror prej 11 anëtarëve u zgjodhën: Esad Çollaku, kryetar, Agim Gjidoda, Pren Buçaj, Azdren Gjokaj, Besir Ziberi, Gani Zahiti, Merita Hoxha, Skender Zogaj, Suzana Jakupi, Sebo Kajtazi dhe Sejfedin Prekazi.  Për kryetar të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci u zgjodh pra Esad Çpllaku me 98% të votova. Nënkryetar të Unionit u zgjodhën, Agim Gjidoda, Pren Buçaj dhe Azdren Gjokaj nga perfekturat e tyre. Në vazhdim kuvendi zgjedhor zgjodhi edhe tre anëtarë të Këshillit mbikqyrës: Basri Haliti, Ermina Lekaj Prljaskaj dhe Gjer Kolgjeraj. Pasi u zgjodhën organet e reja të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, kryetari, tash më Ii rizgjedhur, z.Esad Çollaku falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë dhe premtoi, se do të vazhdoj me të njejtin ritëm për të punuar në të mirë të komunitetit tonë dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë për realizimin e synimeve tona në të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci. Të gjithë e përgëzuan kryetarin e ri dhe kryesinë e re. Krejt në fund të kuvendit, të pranishmit bënë edhe nga një foto kujtimi dhe kjo tregon, se mërgata shqiptare në Kroaci, ishte dhe do të mbetet e bashkuar në të mirë të kombit dhe miqësisë së përhershme me shtetit kroat. / Foto Sejfedin Prekazi, 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat