Spektrit politikë të Kosovës, iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës” - Bota Sot
Spektrit politikë të Kosovës, iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës”

Diaspora

Spektrit politikë të Kosovës, iu shtua edhe një parti e re, “Partia Demokratike e Diasporës”

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 janar 2020 Në ora: 09:22
Partia Demokratike e Diasporës

Këtyre ditëve spektrit politikë të Kosovës, ju shtua edhe një parti e re Partia Demokratike e Diasporës.

Nismën për formimin e saj , e ka marre veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Qeku, njëherit kushëri i heroit të kombit, Sali Qekaj. Emrush Qeku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 

Ai ishte angazhuar qysh herët në veprimtaritë e ndryshme me karakter kombëtare. Ishte anëtar i LDK , dega në Gjermani. Ishte njeri nder organizatorët e Tre Përqindëshit, të kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. Ai jo vetëm që ndihmojë djemtë e luftës për liri, por u angazhua edhe në shumë aktivitete tjera kombëtare, në mbledhjen e ndihmave për Kosovën në kohën e luftës, për të strehuarit në Shqipëri e në shumë vende të tjera, edhe me mjete te veta , duke lënë keq edhe familjën e tij, madje duke mbeteur edhe pa shtëpi në Kosovë.

 

Po ta numërojmë e gjithë kontributin e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim...

Emrushi shprehet së këtë nismë e kishte marr bashke me Fadil Islamin, Afrora Fusha dhe Valon Gajraku, më arsyen madhore, së mërgata shqiptare po anashkalohet tash e shumë kohë, e cila ka bërë shumë për Kosovën dhe kombin. Emrushi thotë së kam qene i mendimit

së PDD , ta udhëheq miku im dhe veprimtari ,Hafiz Gagica, por i cili për arsye objektive nuk e pati mundësinë.

 

Ne vazhdim të shkrimit po ju sjellim fjalimin e kryetarit të PDD-së, më rastin e themelit të këtij subjekti te ri politike në Prishtinë.

 

Të nderuara zonja, të nderuar zotrinjë,

Të dashur miq,

 

Më lejoni fillimisht të ju përshëndes dhe njëherit konventës së parë, të Partisë Demokratike të Diasporës, ti uroi punë të mbarë e sukses!

Uroi që Partia Demokratike e Diasporës, të arrij të vë në pah rendësin e mërgatës politike e patriotike të Kosovës! Mërgatës e cila është shfrytëzuar maksimalisht nga partitë politike vendore.

Asaj mërgate e cila së fundi u la pas dore u injorua deri në atë shkallë sa ngjallë keqardhje.

E si pasojë, lind edhe pyetja e shumë arsyeshme: Pse i kemi ndihmuar ato parti të cilat atë kohë e quanin vetën, kombëtare?

Të nderuar, vetë prania juaj sot në këtë konventë është dëshmi e qartë për vullnetin tonë që të

organizohemi politikisht e moralisht në mënyrë që të sigurojmë një përfaqësim të denjë të mërgatës në jetën shoqërore e politike të vendit. Me këtë rast do të kemi mundësinë që bashkarisht të diskutojmë dhe të nxjerrim konkluzat e nevojshme për një veprim cilësorë e gjithnjë në dobi të vendit tonë.

 

Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me gjendjen aktuale dhe neglizhimin e faktorit politik të mërgatës. Duke filluar nga puna e madhe që ka bërë mërgata patriotiken,në kohën kur vendit i duhej ndihma e saj. Është fakt i

cili dihet mirfilli. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përseritet shpesh. E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm.

Tu kujtohet se mërgata ka qenë faktori gjenerues e kryesorë i lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. Mërgata ka qenë ajo nëna e pagjumë që nuk ka gjetur rahatin askund kur fëmija i ka lënguar i sëmurë. Apo fëmija që ka ndenjur zgjuar mbi kokën e sëmurë të nënës. Shpesh shkojmë largë me gjykime e veprime pa e shikuar bazën e një dukurie.

Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë. Mjerisht mërgata patriotike e Kosovës, përjetoj përjashtimin total nga pjesmarrja në proceset e vendimarrjes politike të vendit.

Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë ellan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Kosovës, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.

Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë. Edhe pse krimi, korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore.

E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdijshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët. Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?!

Partia Demoktatike e Diasporës, do të mbështetet te Brezi i ri Akademik.

Tek të rejat e të rinjët e vullnetit të mirë, tek të vyeshmit, e veçanërisht te brezi i cili rrjedhë nga prindërit patriotë, të atyre gjeneratave të cilët në kohën e rezistencës kombëtare në krye me liderin Ibrahim Rugova ishin shtylla të rëndësishme të atij organizimi.

Të atyre të cilët në kohën e luftës për liri e pavarësi të udhëhequr nga Adm Jashari, Sali Çeku e Zahir Pajaziti, kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Tani fëmijët e tyre janë anashkaluar e injoruar. Partitë politike i mobilizojnë e përfitojnë nga kjo shtresë patriotike, në kohë të caktuara. Një fenomen të cilin duhet ta ç’rrënjosim.

Partia Demokratike e Diasporës do të veprojë me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij.

PDD, do të jetë e shtrirë në të gjitha qytetet ku jetojnë e punojnë shqiptarët e përmes një organizimi të denjë, do të afirmojë Kosovën, pasurit e saj dhe do të motivoj grupe të ndryshme për të vizituar Kosovën dhe për të investuar në zhvillimin e saj.

PDD, përmes punës së saj organizative, mendon të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës.

Ne si kërkesë e kohës, duhet të zhvillojmë një frymë të re politike, kulturore dhe informative.

Një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze. Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti.

PDD do të jetë afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Kosovës dhe i cili ka interes

për të qenë pjesëtar aktiv i vendit.

Për fund, uroj që të na prijë e mbara. Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë!

Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij! Prandaj mendoj që Partia e Mërgatës po vije në kohën e duhur dhe si kërkesë e kohës për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Respekt dhe nder për ata të cilët kontribuuan pa hile për Liri dhe Pavarësi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat