Babai shqiptar që vrau vajzën dhe dhëndrin del jashtë rrezikut për jetën

Diaspora

Babai shqiptar që vrau vajzën dhe dhëndrin del jashtë rrezikut për jetën

Më: 6 janar 2020 Në ora: 15:20
Lindita, Veton Musai dhe Osman Shaptafaj

Osman Shaptafaj, 55-vjeçari që qëlloi veten me armë pasi vrau vajzën me dhëndrin po lufton me jetën në spital.

Ai ndodhet në spitalin Alfred më Melburn, por gjendja e tij thuhet se është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

DailyMail ka mësuar se ekziston mundësia që Osmani ti mbijetojë plumbave dhe të përballet me dënimin me burg.

Natën e Vitit të Ri, Osmani vrau të bijën, Lindita Musain, e cila kishte nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj, Veton Musai.

Osman Shaptafaj jetonte vetëm 5 km nga çifti, por u largua nga ajo dhe nëna e saj mes akuzave për trazira brenda familjes.

Ai u gjet menjëherë pas sulmit një bllok larg me plagë me armë zjarri në kokë.

DailyMail zbuloi se i akuzuari për armë kishte vetëm dy vepra penale të regjistruara.

Në vitin 2004 ai u gjobit me 700 dollarë dhe iu pezullua licensa për një muaj pasi u deklarua fajtor për drejtim makine në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat