Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme me projekte të shumta politike, kulturore e humanitare

Diaspora

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme me projekte të shumta politike, kulturore e humanitare

Më: 12 janar 2020 Në ora: 14:13
Pamje nga aktiviteti

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës. Në këtë mbledhje, përveq anëtarëve të kryesisë, ishin të pranishëm edhe Kryetari dhe Zëdhënësi i Degës së LDK s, për Gjermani, Osman Ferizi dhe Idriz Zeqiri.

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Nëndegës,së LDK-s, Magjistër, Rexhep Nikçi, me tri pika të Rëndit të ditës; -Përgaditja për Akademinë përkujtimore për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, që do të mbahet me 19 janar 2020, -Situata momentale politike në Kosovë dhe – Të ndryshme.

Në pikën e parë të Rendit të ditës, Kryetari, njoftoi kryesinë se, deri ku kanë arritur përgaditjet dhe çka ka mbetur për t'u bërë. Derisa, në pikën e dytë të Rendit të ditës pati shprehje pakënaqësie për zhvatjen e krijimit të qeverisë. Lidhur me këtë çështje, duke u nisur nga interesi i përgjithshëm kombëtarë, unanimisht dolën me një thirrje për Koalicionin LDK dhe VV, që sa më parë të gjindet zgjidhje për ndërtimin e institucionëve shtetërore.

Pika e tretë e Rëndit të ditës mori më shumë kohë, ngase diskutimet ishin të natyrave të ndryshme; -numri dhe pagesa e anëtarësisë, si dhe shpërndarja e shpëlibrezave, -kërkesat për investime në Kosovë dhe të tjera.

Në diskutimin për anëtarësinë, u bë e ditur se ka rritje të numrit nga 85 në 87 anëtarë, si dhe u caktua 26 janari afati i fundit i kryerjës së obligimeve të anëtarësisë, derisa në shkurt pritet të bëhet ndarja e librezave të anëtarësisë.

Tek kërkesa për investime në Kosovë, Shemsedin Kelmendi, doli me kërkesën për ndërtimin e shtëpisë, familjës Ahmetaj, në Padalishtë, Magjistër, Rexhep Nikçi, për financimin e botimit të librit të autorit, Ilmi Tahiri, ndërsa, Xhevdet Muriçi, doli me kërkesën që të përkrahet dhe ndihmohet iniciativa e tij për shkollën në Dacaj të Mlit të Zi. Për dy kërkesat epara u vendos të diskutohet në mbledhjën e radhës, në muajin shkurt. Ndërsa, kërkesa e Xhevdet Muriçit u mbështet dhe për pak minuta u grumbulluan 2250 evro dhe 50 çanta me mjete shkollore për nxënësit. Aksion ky që do vazhdojë edhe në të ardhmën.

Pas përfunidimit të mbledhjës, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, vizitoi Bibliotekën Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme. Drejtuesi dhe themeluesi i bibliotekës, Maxhun Smajli, njoftoi Kryesinë e kësaj Nëndege për punën që ka bërë deri më tani, si dhe për synimet në të ardhmën; -Takim me poetin, -Ndihmë me mjete shkollore në atdhe, si dhe për ndërtimin e objektit të bibliotekës prej 108 metrash katëror në pronën e tij. Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, premtoi për mbështetje morale, materiale dhe fizike, në emër të së cilës, anëtari i kryesisë, Afrim Mula, i dha 500 evro.

Mëpas, në shenjë nderimi për anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, BPSH”Akademik Mark Krasniqi”, shtroj një darkë nga kuzhina tradicionale shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat