Jeta e çdo shqiptari është më e vlefshme se karriera secilit politikan - Bota Sot
Jeta e çdo shqiptari është më e vlefshme se karriera secilit politikan

Diaspora

Jeta e çdo shqiptari është më e vlefshme se karriera secilit politikan

Nga: Nazmi Jakurti  Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:14
Nazmi Jakurti 

Kosova,  si  edhe  mbarë  bota,  po  kalon  nëpër  momente  të  vështira  si  pasojë  e pandemisë  globale,  që  tani  ka  pjesë  edhe  një  pjesë  të  qytetarëve  të  saj.  Gjithkund  në botë  po  merren  masa  rigoroze  parandaluese,  me  qëllim  të  reduktimit  sa  më  të  madh të  pasojave  nga  virusi  Covid-19.  Po  dëshmohet  se  sa  më  efikase  të  jenë  këto  masa, aq  më  të  vogla  po  dalin  pasojat  për  jetën  e  njerëzve.

Një  shtet  si  Kosova,  që  ende  vuan  pasojat  e  ngadalësimit  të  zhvillimit  ekonomik dhe  izolimit,  e  ka  të  domosdoshme  rritjen  e  mirëkuptimit  të  brendshëm  shoqëror dhe  efikasitetit  institucional  për  parandalimin  e  përhapjes  së  kësaj  pandemie globale. Zhvillimet  e  fundit  politike,  megjithatë,  po  tregohen  si  aleat  i  keq  i  kësaj  situate emergjente.  Në  vend  të  unitetit  dhe  mirëkuptimit,  në  pah  po  del  egocentrizmi politik  i  grupeve  e  individëve  nga  jeta  publike  e  institucionale  e  Kosovës  dhe  për rrjedhojë  kriza  shëndetësore  mund  të  merr  përmasa  fatale.   Nëse  shtetet  shumë  të  zhvilluara  dhe  më  të  organizuara  se  Kosova  po  kalojnë momente  dramatike  në  përballje  me  Covid-19,  ky  është  një  sinjal  i  mjaftueshëm  për një  reflektim  të  ri,  duke  u  bërë  bashkë  të  gjithë,  edhe  pozitë  edhe  opozitë  në luftimin  e  një  të  keqe  të  përbashkët,  siç  është  virusi  korona.

Tani  nuk  ka  hapësirë  për  beteja  partiake  kundër  njëri  tjetrin.  Tani  Kosova  dh qytetarët    saj  presin  nga  klasa  politike  përgjegjësi  maksimale  në  evitimin  e  pasojave fatale  nga  pandemia,  duke  hequr  dorë  për  një  periudhë  të  caktuar  nga  përpjekjet  për rrëzimin  e  Qeverisë  aktuale.  Për  gjithçka  ka  kohë,  por  jo  edhe  për  neglizhim  të masave  më  të  rrepta  institucionale  e  shëndetësore  në  parandalimin  e  kësaj pandemie  të  rrezikshme,  që  aktualisht  po  tregohet  si  sfiduesi  më  i  madh  i  shëndetit të  njeriut  dhe  i  ekonomisë  globale.

Lidhja  Shqiptare  në  Botë  është  me  mendje  e  zemër  me  vuajtjet  dhe  brengat  e  gjithë shqiptarëve,  sidomos  tani  kur  mobilizimi  ynë  i  përgjithshëm  duhet  të  jetë  prioritet mbi  të  gjithë  prioritetet,  sepse  bëhet  fjalë  për  jetën  e  njerëzve  dhe  kjo  është  vlera më  sublime  që  duhet  të  na  bëjë    bashkë  të  gjithëve. Përfundimisht,  jeta  e  çdo  shqiptari  është  më  e  vlefshme  se  karriera  secilit  politikan. 

 Nazmi  Jakurti - Bern,  20 mars 2020 Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat