Italia/ Tragjedia e 23-vjeçarit shqiptar, ngec në derën e trenit dhe plagoset rëndë - Bota Sot
Italia/ Tragjedia e 23-vjeçarit shqiptar, ngec në derën e trenit dhe plagoset rëndë

Diaspora

Italia/ Tragjedia e 23-vjeçarit shqiptar, ngec në derën e trenit dhe plagoset rëndë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:43
Ilustrim

Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përfshirë në një incident me tren.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në stacionin e Brescia-s.

Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 23-vjeçar.

Incidenti ka ndodhur pasi ai kishte harruar çantën e shpinës në një prej sediljeve.

Kur u kujtua, i riu nxitoi për ta marrë. Mirëpo ai u bllokua sapo do të dilte sepse çanta i ngeci tek porta e sapo mbyllur.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari u zvarrit disa metra nga treni duke i shkaktuar disa plagë të rënda.

Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat