Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijës 2 vjeç

Diaspora

Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijës 2 vjeç

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane ditën e djeshme (10 korrik) pasi dhunoi bashkëshorten e tij, shtetase italiane në sy të fëmijës 2 vjeçar.

Ngjarja u shënua mëngjesin e së premtes në rrugën Padova, Milano.

Fillimisht zënka kishte filluar në mënyrë verbale ku më pas degjeneroi në dhunë fizike ku 35 vjeçari shqiptar goditi bashkëshorten e tij me shkelma dhe me grushta.

Më pas ai tentoi të arratisej, por bashkëshortja 27 vjeçare lajmëroi menjëherë policinë të cilët bënë të mundur arrestimin e tij.

27 vjeçarja italiane u shpreh përpara autoriteteve se nuk ishte hera e parë që shqiptari e dhunonte por ajo nuk kishte raportuar më herët prej frikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat