Deklaratë e Lobit Shqiptar Euroatlantik

Diaspora

Deklaratë e Lobit Shqiptar Euroatlantik

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:43
Ilustrim

Me shkas zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Malin e Zi, në datën 30 Gusht të këtij viti, zëdhënësi i shtypit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, z. Sutki Hulaj, zhvilloi takime me disa lider të partive politike shqiptare si dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiçi.

Në këto takime u dorëzua dhe letra zyrtare e presidentes së LEASH zj. Brikena Qama në emër të Këshillit të Përgjithshëm, drejtuar forcave politike shqiptare të Malit të Zi ku ndër të tjera thuhej:

“Më lejoni që në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, t’ju uroj suksese në ballafaqimin tuaj elektoral në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit!

Gjithashtu shpreh dëshirën e madhe jo vetëm të LEASH, por besoj të mbarë Diasporës dhe shqiptarëve të Malit të Zi për unifikimin e forcave politike e përfaqësimin e tyre në një listë të përbashkët zgjedhore, me qëllim forcimin e besimit dhe ngritjen e faktorit shqiptar aty ku i takon.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i cili ka qëllim të vetin bashkimin e Diasporës, ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës shqiptare, mbështet çdo lloj organizmi politik e apolitik kur qëllimet janë të ngjashme dhe kur synohet integrimi, përfaqësimi dhe rritja e vlerave kombëtare.”

Nga ana e tyre, liderët u shprehën optimist për këto zgjedhje duke patur parasysh ndërgjegjësimin e shqiptarëve të Malit të Zi në lidhje me përfaqësimin e tyre sa më dinjitoz në parlamentin e ardhshëm.

Zyra e Shtypit LEASH

Adresa: str. Marnis 59, Metaksourgeio, Athinë-Greqi

Mail: [email protected]

Tel: 0030 6984852366

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat