Holandë, i gjenden 104 kg kokainë në furgon, prangoset 24-vjeçari shqiptar

Diaspora

Holandë, i gjenden 104 kg kokainë në furgon, prangoset 24-vjeçari shqiptar

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:32
Kokainë

Policia holandeze ka sekuestruar 104 kilogramë kokainë në Abcoude.

Në pranga është vënë një 24-vjeçar shqiptar dhe një holandez 31-vjeçar.

Furgoni me drogën u ndalua për kontroll rreth orës 11:30 në autostradë afër Breukelen në drejtim të Amsterdamit.

Sistemet e policisë treguan se leja makinës kishte skaduar dhe automjeti u ndalua për një kontroll.

Gjatë këtij kontrolli, oficerët vunë re se kishte një ndarje të fshehtë në makinë.

31-vjeçari holandez dhe bashkudhëtari shqiptar 24-vjeç, të dy ishin pa qëndrim të përhershëm ose vendbanim në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat