Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre

Diaspora

Londra ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi, shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:33
Pamje nga video

Shqiptarët që jetojnë në Angli kanë marshuar në Westminster Bridge në Londër me flamujt kuq e zi nëpër duar.

Në mënyrë paqësore, ata kanë marshuar për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi.

Me flamuj shqiptarë në duar kanë marshuar të rinj, të moshuar dhe fëmijë. Gjithë atmosfera e krijuar shoqërohej me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marshim të tyre  të orës 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora.

“Pishtari i zgjimit të madh po ndizet ai do të rendi si maratonomak kudo ku ka Shqiptarë..Ky është vetëm fillimi. Koha është e Patriotëve”, kanë shkruar ata në faqen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat