Drita Cacaj kandidon në zgjedhjet për Këshillin Bashkiakë të Vjenës

Diaspora

Drita Cacaj kandidon në zgjedhjet për Këshillin Bashkiakë të Vjenës

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:19
Drita Cacaj

Gratë shqiptare nëpër botë janë të suksesshme jo vetëm në muzikë, por edhe në politikë. Ato përmes politikbërjes dhe diplomacisë vazhdojnë t’i përfaqësojnë shqiptarët denjësisht.

Drita Cacaj është njëra nga to, e cila është duke kandiduar për Zgjedhjet për Këshillin Bashkiak të Vjenës dhe për Këshillin e Qarkut të Vjenës në Austri, shkruan Bota sot.

Këto zgjedhje do të mbahen më 11 tetor, ndërkaq lajmin për kandidimin e saj e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Hasan Cacaj, duke kërkuar votën e shqiptarëve në mënyrë që mobilizimi të ketë rezultat. Ai ka theksuar se vota drejt Dritës do të sjell dëgjimin e zërave të shqiptarëve në diasporë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat