Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga 8 shqiptarë dhe 5 italianë

Diaspora

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga 8 shqiptarë dhe 5 italianë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 06:35
Foto ilustrim

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare në Itali, të cilët dyshohet se trafikonin marijuanë e kokainë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një bandë kriminale në Ascoli.

Mediat italiane shkruajnë për 8 shqiptarë të arrestuar dhe 5 italianë teksa 3 prej tyre u është caktuar masa e arrestit të shtëpisë.

Policia italiane ishte informuar për një rrjet të trafikut të drogës mes Askolit dhe Fermanës që çoi në operacionin që arrestoi shqiptarët dhe italianët.

Autoritetet vendase po punojnë për thellimin e hetimeve në lidhje me këto arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat