Shqiptari kultivon 250 mijë sterlina kanabis, ja si justifikohet

Diaspora

Shqiptari kultivon 250 mijë sterlina kanabis, ja si justifikohet

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 15:55
Ardian Topollaj

Një emigrant ilegal shqiptar u arrestua në Britaninë e Madhe pasi kishte kultivuar kanabis në një banesë të marrë me qira.

Ardian Topollaj, 20 vjeç, tha se kishte nisur të kultivonte kanabis pasi e humbi punën në një fabrikë gomash për shkak të krizës së koronavirusit.

Shqiptari tha përpara gjykatës se e dinte se ajo që bënte ishte ilegale, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Avokati i shqiptarit tha se atij i kishin thënë se do i ndodhte diçka në rast se nuk do punonte në fermën e kanabisit.

Bima narkotike ishte mbjellë në pesë dhoma. Nëse do shitej në treg, ajo kapte vlerën e 250 mijë sterlinave, shkruan Northern Echo.

Shqiptari kishte ardhur ilegalisht në Britani në moshën 19-vjeçare dhe kishte vetëm disa muaj që punonte. Ai u dënua me 28 muaj burg dhe më pas do deportohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat