‘Më jep para të të mbroj, ndryshe….’/ Arrestohet shqiptari, zhvati pronarin e lokalit

Diaspora

‘Më jep para të të mbroj, ndryshe….’/ Arrestohet shqiptari, zhvati pronarin e lokalit

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Një shqiptar 32 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi kërcënonte në vazhdimësi një pronar lokali.

Shqiptari përfundoi në pranga, pasi muajt e kishte kërcënuar me vdekje viktimën e tij, me qëllim që ky i fundit të paguante për mbrojtjen e tij.

Ai kërkonte para vazhdimisht nga pronari i lokalit, kjo mesa duket ka sjellë edhe ezaurimin e durimit të viktimës që e ka denoncuar në polici.

Sipas hetuesve, kërcënimi filloi në muajin janar. Shqiptari e kërcënoi viktimën e tij duke i thënë që do i vendoste zjarrin lokalin nëse nuk e paguante për mbrojtjen e tij.

Viktima u detyrua ti jepte 1800 euro.

Por kërkesat për para nuk u ndalën as gjatë karantinës dhe kështu tregtari, i irrituar nga presioni i vazhdueshëm, vendosi të kthehej te karabinierët.

Hetimi, i koordinuar nga zyra e prokurorit të Torinos, çoi në lëshimin e një urdhri arresti në burg kundër 32-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat