PDD me protestë kundër fyerjeve nga gazetari Valon Syla

Diaspora

PDD me protestë kundër fyerjeve nga gazetari Valon Syla

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Partia Demokratike e Diasporës

Partia Demokratike e Diasporës përmes një posttimi në faqen e saj në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se do të organizon protesta kundër fyerjeve të gazetarit Valon Syla, bërë diasporës .

Sipas PDD-së, më nuk do të tolerohen fyerjet e vazhdueshme nga ky gazetar. Ata shprehin po ashtu habi se si disa nga subjektet politike që pretendojnë votat e diasporës nuk po nxjerrin zë kundër fyerjeve të vazhdueshme që po i'a bënë diasporës, gazetari në fjalë.

Gazetari Valon Syla përmes një postimi të tij në rrjetin social, mërgimtarët i ka quajtur “gërrnaça” që do të na e sjellin virusin. 

Ky është shënimi i PDD-së:

PDD nuk i duron më fyerjet e Valon Sylës, t’birit të Oles. PDD do t’i shqyrtoj mundësitë që të organizoj protesta kundër fyerjeve e sharjeve tē Valon Sylës për diasporën. Kryesia do ulet dhe të shqyrtoj mundësinë duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar me pandeminë, që kësaj herë në kohën kur mërgimtarët kan kaluar sfida të mëdha për të ardhur në Kosovë, kurse i biri i Olës shanë dhe fyen diasporën. Po ashtu shfrytzojmë rastin t’i pyesim edhe partitë politike që e permendin diasporën dhe kërkojnë vota prej tyre, duke u nisur nga VV-ja, që shpeshherë lexojmë propagandën e tyre duke thirrur “Diaspora me Albinin”. Ku janë VV-ja që asnjë fjalë nuk e thanë për fyerjet që po i bëhet diasporës. Mos folni më në emër të diasporës, mos u thirrni më në diasporën, sepse për diasporën flet vetëm PDD dhe ju del zot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat