Majko: Shqiptarët jashtë vendit do të votojnë pa treguar adresat e tyre

Diaspora

Majko: Shqiptarët jashtë vendit do të votojnë pa treguar adresat e tyre

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka deklaruar se shtetasit shqiptarë jashtë vendit do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave në vendet ku ata jetojnë.

“Shteti  shqiptar i ka të regjistruar të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Nuk ka të bëjë regjistrimi i adresës me të drejtën e votës. E drejta e votës do të bëhet duke marrë kartën e identitetit apo pasaportën, sipas rregullave që do t’i vendosë KQZ dhe me të aplikohet“, ka deklaruar Majko, sot, në mbledhjen e Nënkomisionit për Diasporën dhe Emigrantët,

“Pranë KQZ-së do krijohet një sistem dhe atje do të aplikojnë shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit. Aty krijohet regjistri i votuesve të shtetasve tanë me banim jashtë vendit“, ka thënë ai, citon Panorama.

Majko ka thënë se shtetasit shqiotarë jashtë vendit do të aplikojnë për votim direkt në KQZ, e cila është autoritet i pavarur në marrjen e vendimeve lidhur me procedurat e votimit.

“KQZ është gjykatë autonome. Ajo e ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt që të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ“, ka shpjeguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat