“Shumë i rrezikshëm”/ Arrestohet koka shqiptare e organizatës kriminale, kishte monopolin e kokainës në Viterbo

Diaspora

“Shumë i rrezikshëm”/ Arrestohet koka shqiptare e organizatës kriminale, kishte monopolin e kokainës në Viterbo

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:32
Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që drejtohet nga një shqiptar, 29-vjeçar, i cili ka përfunduar edhe në prangat e policisë.

Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur

“Është arrestuar një i kërkuar i rrezikshëm”, konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia.

Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.

Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo.

Gjatë operacionit të koduar ‘Agimi i ri’ janë sekuestruar 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash, njoftojnë mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat