Vodhi mbi 1 milion paund në Britani. Gjykata e dënon thjesht shqiptarin: Të paguajë 1 cent!

Diaspora

Vodhi mbi 1 milion paund në Britani. Gjykata e dënon thjesht shqiptarin: Të paguajë 1 cent!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:57
Asdrit Kapaj

Një shqiptar, hajdut në Britaninë e Madhe, duket se ka qenë shumë fat. Ai u urdhërua nga gjykata britanike që të paguajë si dëmshpërblim, për grabitjet që ka kryer, vetëm 1 cent.

Asdrit Kapaj u burgos në vitin 2019 me 14 vjet burg, pasi kishte arritur të vjedhë në më shumë se 200 shtëpi luksoze.

Mediat në Britani shkruajnë se shqiptari kishte hyrë në territorin britanik sikur ishte azilkërkues nga Kosova dhe gjatë veprimtarisë së tij kriminale 11-vjeçare, ai arriti të fitojë mbi 1 milionë paund.

Kapaj, 44 vjeç nga Vlora shkoi në Britani në vitin 1996. Ai gjithmonë kishte pretenduar në mënyrë të rreme se ishte azilkërkues nga Kosova. I quajtur “Wimbledon Prowler”, ai udhëtoi në Londër nga shtëpia e tij në Mançester për të kryer grabitje nga viti 2008.

Viktimat e tij të famshme përfshinin ish-sulmuesin e Arsenalit Nicolas Anelka, i cili thuhet se e ndoqi atë përtej një kopshti. Kampioni i tenisit Vimbledon Boris Becker ishte gjithashtu në shënjestër e tij.

Edhe pse Kapaj u kap më 2019 më në fund, asnjë nga pasuritë e vjedhura prej tij nuk u sekuestrua. David Spencer, nga Qendra për Parandalimin e Krimit, e quajti vendimin për kthim të 1 centi “qesharak” dhe një fyerje të madhe. Komuniteti u shpreh se rasti shpreh qartë faktin se krimi nuk dënohet sa duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat