Ky është shqiptari që u vra dje në Greqi

Diaspora

Ky është shqiptari që u vra dje në Greqi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Top Channel ka publikuar foton e shqiptarit të vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë, Edmond Llangozi  ku u plagosën dhe dy djemtë e tij si dhe një kamariere.

Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital.

Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

Image

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i kësaj masakre, ai është një 54-vjeçar i cili fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat