I vodhi kryetarit të bashkisë plot 550 mijë euro/ I riu shqiptar burgoset me 12 vite

Diaspora

I vodhi kryetarit të bashkisë plot 550 mijë euro/ I riu shqiptar burgoset me 12 vite

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:46
Nikitas Aretakis

Një shqiptar është dënuar nga drejtësia greke për vjedhjen e rreth 550 mijë eurove ndaj kryetarit të bashkisë së Zakynthos Nikitas Aretakis.

Drejtësia ka shpallur fajtor edhe një punonjës policie, i cili planifikoi grabitjen nga ana e shqiptarit.

Pas një procesi që zgjati disa ditë, gjykata e shpalli 31-vjeçarin shqiptar fajtor për vjedhje dhe dëmtim të lehtë trupor, kur sulmoi kryetarin e bashkisë së Zakynthos një ditë në mesditë dhe rrëmbeu valixhen prej lëkure dhe sasinë e madhe të parave.

Në të njëjtën kohë, gjykata e Patras gjeti fajtor ish-oficerin e policisë i cili dyshohet se organizoi vjedhjen, duke e akuzuar për sjellje të keqe morale.

Dënimet

Pas seancës, tre anëtarët e gjykatës dënuan me 8 vite burg ish-oficerin e policisë, ndërsa shqiptari u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj burg. Në shkallë të parë, oficeri i policisë u dënua me 20 vjet burg, ndërsa 31-vjeçari u dënua me 21 vjet burg. Gjatë procesit, dëshmuan rreth 40 dëshmitarë, ndërsa të akuzuarit që mohuan çdo përfshirje në çështje.

Incidenti, i cili kishte tronditur komunitetin lokal të Zakynthos, ndodhi më 19 prill 2016. Sipas asaj që kryetari aktual i bashkisë dhe dashamirësi i ishullit, Nikitas Aretakis, dëshmoi për autoritetet e policisë, ai ishte duke ecur në trotuar pranë kishës, në qendër të qytetit, kur një i huaj vrapoi drejt tij. Ai tha se autori i vjedhjes nuk e kishte mbuluar fytyrën. Ai e shtyu atë me dhunë dhe i rrëmbeu valixhen e tij prej lëkure me 550,000 euro, të cilat viktima synonte t’i depozitonte në bankë. Krimineli i ri më pas iku, duke e lënë zotin Aretakis në një gjendje shoku.

Policia që hetoi çështjen më në fund arriti të gjejë autorin e krimit, pasi ndaj tij ishte lëshuar një tjetër urdhër arresti për një rast tjetër të grabitjes dhe dëmtimit të thjeshtë trupor. Në të njëjtën kohë, hetimet çuan në arrestimin e ish -Oficerit të Sigurimit të Zakynthos, i cili, siç doli, kishte kontaktuar të riun shqiptar si para ashtu edhe pas incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat