Vrasja e shqiptarit në sy të gruas dhe fëmijëve, kikboksieri i arrestuar mohon autorësinë

Diaspora

Vrasja e shqiptarit në sy të gruas dhe fëmijëve, kikboksieri i arrestuar mohon autorësinë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 00:39
Flamur Beqiri

Një sulmues i dyshuar ka mohuar vrasjen e 36 vjeçarit me origjinë shqiptare. Flamur Beqiri u qëllua disa herë para familjes së tij mbrëmjen e 24 dhjetorit 2019.

Familja sapo u kthye në shtëpinë e tyre në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, kur një person i armatosur i vetëm qëlloi mbi Beqirin.

Me shtetësi suedeze dhe origjinë shqiptare, viktima kishte jetuar në Londër për katër ose pesë vjet, ndërsa i akuzuar për krimin është kikboksieri 23-vjeçar Anis Fouad Hemissi.

Ky i fundit dyshohet se fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar katër ditë para ngjarjes s s rëndë me vetëm një qëllim: vrasjen e Beqirit para se ky i fundit të udhëtonte drejt Danimarkës.

Hemissi, me origjinë tuniziane, u arrestua në Aeroportin e Kopenhagenit janarin e kaluar dhe u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një seancë virtuale në Old Bailey ditën e sotme, ai mohoi vrasjen, ndërsa doli para gjykatës së bashku me dy të pandehur të tjerë.

Tobias Andersson, 31- vjeç dhe Clifford Rollox, 30 vjeç, mohuan përfshirjen në vrasje ndërsa i dyti u shpall I pafajshëm për mungesë provash.

Një i pandehur i katërt, Estevan Alexis Pino-Munizaga, 34 vjeç, i cili akuzohet për vrasje, nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi është i  izoluar.

Seanca e rradhës gjyqësore do të zhvillohet më 19 mars.

Kujtojmë që Flamur Beqiri është vëllai i të famshmes Mise Beqiri, ndërsa u vra në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve që prisnin në makinë.

Sipas mediave britanike, ai ishte mes personave më të kërkuar në Angli, pas bashkëpunimit me një prej bandave kriminale më të kërkuara suedeze.

Sipas burimeve, ai bashkëpunonte me një bos të bandës, i cili kishte  grupin rival, të njohur si “Los Suecos”, që do të thotë “suedezët”.

Mediat britanike shkruanin se, ky grup ka porositur, grabitje, rrëmbime, në qytete, restorante në plazh dhe kanë patur edhe përplasje me armë në depot e bombave të rivalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat