Trembëdhjetë vite zëri i ëmbël shqip fluturon mbi qiellin skandinav

Diaspora

Trembëdhjetë vite zëri i ëmbël shqip fluturon mbi qiellin skandinav

Nga: Sokol Demaku Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:09
Sokol Demaku

Trembëdhjetë vite me radhë si zog shtegtar fluturon mbi qiellin Skandinav zëri i ëmbël i redaktorit të radios në shqip Radio Dituria nga studio e Radio Boras në qytetin suedez Boras.

Është ky zëri i redaktorit dhe gazetarit Bahtir Latifi i cili çdo të mërkurë nga ora 18:00 me siglen e zakonshme të radio Diturisë përshëndet bashkë atdhetarët në të katër anët e rruzullit tokësor me fjalët. ”Mirë mbrëma dhe mirë se erdhët në valët e Radio diturisë, radio në gjuhën shqipe nga qyteti Boras i Suedisë”, por edhe stafi redaktues dhe ai teknik të cilët me angazhimin dhe punën e tyre bëjnë punë të vyer dhe me vlerë për bashkëkombasit tanaë në mërgatë.

Është krenari, është madhështi kur në radio valët në Skandinavi fluturojnë fjalët në shqip dhe hyjnë në shtëpitë, apartamentet, makinat në lëvizje, të bashkëkombasëve tanë që jetojnë në Skandinavi. Por edhe në internet(kompjuter) në gjithë vendet e botës aty ku frymon shqip.

Historiku i Radio-Diturisë fillon, së pari, me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës në 17 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Boras të Suedisë së largët në veriun e Evropës.

Radio- Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mërgimtarëve të Radio Diturisë, mërgimatrë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skandinavi por edhe në vendlindje në Kosovë e Shqipëri, në çdo pjesë të rruzullit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën e vendin, se ku jetojnë shqiptarët.

Në Redaksi thonë se tani kanë kushte solide për punë, duke ju falënderua, qytetit të Borås, Qendres rinore Albkos në Hässleholm si dhe Bashkimit për veprimtari shoqërore e shkollore ”Kulturens” nga Solna, të cilët mbështesin punën jo vetëm të radios por edhe të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” organ i së cilës është radio Dituria.

Tani thonë se kanë një teknik moderne për regjistrime, emitime si dhe ruajtje të programeve të realizuara.

Rendësi të posaçme këtu i kushtohet gjuhës dhe kulturës shqipe, ruajtjes dhe prezantimit të saj në vendet skandinave. Emisioneve për fëmijë, ku vet fëmijët janë kreator të programeve dhe përgatitjes dhe emitimit të tyre. Këta u janë shumë mirënjohës edhe miqve suedez të cilët në mas të madhe ndihmojnë dhe janë të kyçur në punën e radios në mënyrë që çdo emision të jetë sa më kualitativ.

Në redaksi kanë një breng e që si duket kjo brengë është kudo te ne shqiptarët, bashkëpunimi me shoqata shqiptare dhe adhurues të kulturës që mungon.

Gazetari Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Boras”. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të hollësishme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Është kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptar\ëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qytetin Boras të Suedisë, në qytetin e tekstilit, në qytetin e kulturës dhe traditës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka perspektivë edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për tyë informuar dëgjuesin anë e kënd botës më të arriturat tona.

Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në Ballkan, në perëndim, në Amerikën e largët, në Australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë. Radioja, tashmë, ka bërë hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpunimit më radio tjera nga vende të ndryshme të botës dhe ata në redaksi thonë se janë shumë të kënaqur në këtë drejtim sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkëpunimi më shumë radio me zë e renome si në Shqipëri me Radio Tiranën, Radio Kukësin dhe Radio Bullgarin redaksinë e programeve në shqip, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë,kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindur në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Dëgjuam edhe këtë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbël shqipe“Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” .
Ju mund të na përcillni ne në Suedi thonë këta në redaksi në valët 92,5 Mhz, çdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokësor mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit nga studio e Radio Boras http://borasnarradio.se/player/, si dhe ne webafqen e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni-www.dituria.se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat