Itali, shqiptari sulmon me thikë ish-të dashurën greke, e reja në luftë për jetën

Diaspora

Itali, shqiptari sulmon me thikë ish-të dashurën greke, e reja në luftë për jetën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Frikë në rrugë në Torino.

Një studente 20-vjeçare me origjinë greke ndodhet në spital në rrezik për jetën, pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark e qafë nga ish i dashuri.

Autori i sulmit, një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga karabinierët.

Akti i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario.

Disa kalimtarë patën ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit.

20-vjeçarja u sulmua afër vendit ku banonte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat