Dalin detaje të reja, ky është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Diaspora

Dalin detaje të reja, ky është adoleshenti shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:13
Marinel Senka 

Marinel Senka është 18-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht të shtunën në Itali pasi rrëshqiti dhe ra nga një shkëmb. Trupi i pajetë i të riut u nxorr nga humnera ku kishte rënë pasditen e së dielës.

Mediat italiane shkruajnë se funerali i shqiptarit do të mbahet të martën, ndërsa sot është organizuar një lutje në Pontremoli. I gjithë komuniteti është në zi për këtë tragjedi.

Mësohet se Senka ra nga shkëmbi i malit Marmagna në kufirin mes provincës së Parmës me atë të Massa Carrara. Në momentin e ngjarjes, ai shoqërohej nga disa miq të tij. Fatkeqësisht 18-vjeçari nuk është i pari që humb jetën në atë mal. Në të njëjtin vend dy javë më parë një tjetër person humbi jetën.

Siç raportojnë mediat, miqtë që e shoqëronin u përpoqën që ta nxirrnin nga ku kishte rënë. Por u desh ndërhyrja e ekipeve të kërkimit. Ata u përpoqën që ta nxirrnin trupin e pajetë që të shtunën, por kushtet e rënda atmosferike bllokuan operacionin. Ditën e djeshme u bë e mundur nxjerrja e kufomës. Për operacionin u përdorën edhe helikopterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat