Trash e ka laknori petën, kurrkush s’e sheh veten

Diaspora

Trash e ka laknori petën, kurrkush s’e sheh veten

Nga: Ismail Jashanica Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:29
Ismail Jashanica, zyrtar i këshillit të unionit të shoqatave shqiptare në Suedi

Pasi që me datën 10 mars, në mesin e shumë artikujve më ra në sy edhe ky artikull i cili më shtyri që të reagoj ndaj ketij shkrimi të pabazë.

Autori Ramadan Reshitaj, duhet të mendonte mirë për këtë artikull ku jep edhe emra që është e palogjikshme dhe në kundershtim me rregullat suedeze.

Nëse ka argumente Ai duhet në organe suedeze të jap, por atje nuk mundet edhe pse shkon me shkresa anonime shteti suedez nuk i beson.

Autori përmend shoqata dhe emra personash që janë persona kontaktues nga shoqata në organet suedeze që çdo person ka drejtë të hap procedurë ligjore për shpifje dhe përhapjen e emrit.

Autori paska harrue se këto shoqata vetë i ka çertifikue kur ishte administrator me pagë në Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi. Por Ai paska harrue të përmend edhe Shoqatën Besa që ai qëndron pas saj dhe që është e regjistruar mbi 20-të, vite dhe asnjëherë asnjëherë nuk ka mbajtë asnjë program kulturor.

Le të argumentonë autori se gjatë këtyrë mbi 20-të, vite, shoqata Besa ka mbajtë ndonjë aktivitet kulturor edhe pse në fillim kjo shoqatë i kishte lokalet e veta në podrumin e një ndërtesë në lagjen e Rosengårdit ku emrin e rrugës nuk dua të bëjë publike.

Autori është dashë të thekson se Shoqata Besa pasi e kishte lokalin i cili nuk u shfrytëzua për interesa kulturore por për interesa komerciale duke pirë alkohol gjer në orët e vona të mbrëmjes dhe Shoqata e banesave për banim MKB i tërhoqi nga lokali sepse banorët në katët e larta kishin probleme me zhurmën që zotëronte në lokal.

Pas marrjes së lokalit Shoqata Besa adresen e vendosi në lokalet e Unionit të Shoqatave në Betaniaplan 4. Ku çdo shoqatë që nuk ka lokal mundet ta qes adresen në Union me marrëveshjen e Kryesisë së shoqatës dhe Unionit.

Me sa e sa vite nuk dua të them por një kohë të gjatë shoqata Besa e kishte adresen në Union në Betaniaplan 4 dhe nuk ishte tragjike.

Kjo nuk është tragjike pse shoqatat e kanë adresen aty në mungesë të lokaleve.

Autori e din shumë mirë le të bëhet realist se;

Për regjistrimin e nje Shoqate duhet të zbatohen disa procedura

Përpos autorizimit për leje të shoqatës duhet edhe këto organe të regjistrohet shoqata si dhe ta ketë numrin organizativ

Fritidsförvaltningen (administrata e kohës së lirë)

Skatteverket (autoritetet tatimore)

E në organet tjera ku shoqata mendon se ka nevojë përbashkëpunim siç janë disa të tjera jo me rëndësi.

Autorit ia bëjë me dije se askush përpos tij për interesa të shoqatës dhe për përfitim personal nuk ka manipulue me numra personal siç ka manipuluar Ai me numrat e mij personalë. Por, unë nuk kam dashtë që të shkoj më tutje dhe ta paraqes në organe tjera ku ky autor dhe poseduesi i shoqatës Besa të gjitha mjetet të cilat i ka marrë në emër të shoqatës si për qira të cilën kurrë nuk ka pague në Union, dhe që i ka paraqitë aktivitett pa i mbajtur të gjitha i kishte kthyer ndoshta ndoshta edhe me burg por unë heshta nuk desha të shjkoj më tutje.

Autori e din mirë se një përson kur është i sëmurë dhe merr nga shteti låne bidrag (kuntribut huazimi), nuk ka drejtë që të punoj diku tjetër sepse marrëveshja është e dedikuar në atë ent ku ishte në UNION-

Autori e din mirë se rregullat në Frittidsförvaltningen (administrata e kohes së lire), thotë kështu një person ka të drejtë të jetë anëtarë deri në tri shoqata por personi nuk ka drejtë që aktivitetin ta paraqes në të njëjtën kohë në dy apo tri shoqata.

Autori e din mirë që për të paraqitur për regjistrim një shoqatë duhet të ketë si primare: statutin e shoqatës, listën e anëtarëve, emrat e kryesisë dhe organeve tjera përcjellëse. Numrin e gjirollogarisë bankare e disa tjera që mos ti përmendi të gjitha.

Autori paska harrue se për çdo vit duhet të dorëzohet raporti finansiar në administratën tatimore si dhe në organizatat jo qeveriatare që është e obliguar shoqata që çdo vit të mbajë kuvendin dhe raportet ti dorëzoj në afatin që është parapa.

Autori i shkrimit Qyteti me 15 shoqata duhet të jetë kritik dhe vetëkritik se a i përmbush standartet shoqata e tij që në emër si person kontaktues është dikush tjetër që unë nuk dua të shkoj me emra për hirë të korrektësisë dhe roli dirigjues ta ketë dikush tjetër që kurrën e kurrës nuk ka mbajtë as mbledhje vjetore, as raportet nuk i ka përfundue vetë sepse nuk është njohës i mirë i gjuhës suedeze.

Unë personalisht mendoj se çdo shoqatë nuk ka rëndësi a janë një apo dy në një lokal ta shikojnë interesin kolektiv para interesit individual. Sepse, shoqata për mue është bashkimi i të rinjëve, që rinia jonë të njoftohet dhe të lidhin jetë mes vete e jo me nacionalitete të huaja. Kur rinia e shëndeoshë është bashkarisht nëpër manifestime të ndryshme, ku autori i shkrimit qyteti me 15 shoqata e dinë mirë se ishte disa herë në manifestime ku këta emra që ai i ka potencue ishin organizatoreë të manifestimeve kulturore që deri para disa viteve për shkak të fytyrës shumë ngjyrëshe dhe informimit jo real shumica e shoqatave i derguan shkresë zyrtarë që Ramadan Reshitajt ti ndalohet hyrja nëpër organizimet që i kanë bërë shoqatat në bashkëpuinim me Unionin e Shhoqatave. Ky person e din mirë që një shkresë nga shoqatat është dërgue në Union i cili në atë kohë ishte i punësuar në Union dhe një personit të lartëpërmendur

Dëshiroj që faqet e gazetave të mbushen me materiale të shëndosha e jo si ky shkrimi Qyteti me 15 shoqata shqiptare që kerkund nuk gjason realitetit të shoqatave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat