Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme uron Donikë Gërvallën!

Diaspora

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme uron Donikë Gërvallën!

Më: 24 mars 2021 Në ora: 10:46
Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme.

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, në takimin e sotëm virtual, ka shpreh gëzimin e madh për fitoren e Donikë Gërvallës në zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe për emrimin e saj Minister e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Për Kryesinë e kësaj Nëndege, fitorja e Donikë Gërvallës dhe emrimi Ministër e Punëve të Jashtme të Kosovës, është një shpresë e pa përjetuar ndonjëherë nga populli shqiptarë në historinë e vet.

“Me ardhjen tuaj dhe të te tjerëve si Ti, Donika, në krye të shtetit, Kosovës iu larguan retë e zeza dhe iu lëshua rruga rrezeve të diellit. Fitorës suaj i janë gëzuar i gjithë populli shqiptarë”, u tha mes tjerash në këtë takim virtual.

Për mendimin e Kryesisë së kësaj Nëndege, Donikë Gërvalla ka qenë dhe ka mbetur veprimtare e dalluar me frymë rugoviane. Gjithmonë, sipas kësaj Kryesie, edhe sot, asnjë nga drejtuesit e LDK-s, nuk i përafrohet rugovizmit të Donikës. “Keqdashësit e LDK-s e denuan, e larguan, e injoruan, por populli shqiptarë e njohu, e çmoi dhe e vlerësoi”, u tha mes tjerash në analizën e anëtarëve të Kryesisë së LDK-s, në Bavarinë e Epërme. Pra, Donikë Gërvalla është zemra, vullneti dhe shpresa e popullit shqiptarë.

Poashtu, Kryesia e kësaj Nëndege mbetët me shpresë që deputetët e LDK-s, nuk do ndjekin rrugën e atyre që e damtuan këtë Parti, karshi Vjosa Osmanit për Presidente. Por, do ta votojnë pa hezitim.

Dhe, për fund; Kryesia dhe anëtarësia e gjërë e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, uron për fitorën dhe detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme! Në të njëjtën kohë shpreh besnikërinë për bashkëpunim.

Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat