Vetëvaren dy shqiptarë në Greqi, ngjarjet në qytete të ndryshme

Diaspora

Vetëvaren dy shqiptarë në Greqi, ngjarjet në qytete të ndryshme

Më: 15 maj 2021 Në ora: 06:16
Policia

Dy shqiptarë në Greqi i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas mediave greke ngjarjet raportohen se kanë ndodhur në qytete të ndryshme (Heraklion dhe Tympaki) dhe në pak minuta diferencë.

Bëhet fjalë se shqiptarët janë të moshave 43 dhe 63 vjeç.

43 vjeçari u gjet në orën 1 të pasdites nga nëna e tij, teksa mësohet se ai është muzikant.

Edhe pse ambulance mbërriti me urgjencë, 43 vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Pas 10 minutash një 63 vjeçar shqiptar telefonoi gruan e tij dhe i tha “kujdes fëmijët”, duke ia mbyllur telefonin menjëherë.

Gruaja e tronditur njoftoi fqinjët, të cilët e gjetën burrin të vetëvarur, duke mos patur asnjë mundësi për ta shpëtuar.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave apo nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat